Rreth Projektit

Përdorimi i Burimeve të Energjive të Rinovueshme (BER) dhe zbatimi i masave për Efiçencën e Energjisë (EE) në Evropën Juglindore përfaqësojnë shanse të rëndësishme për të menduar sërish në mënyrë të zgjuar për menaxhimin e energjisë.

Administrata publike lokale mund të luajë një rol kryesor në reduktimin e pasojave në mjedis dhe përmirësimin e menaxhimit financiar në fushën e energjisë. Për këto arsye, për administratën publike lokale është i rëndësishëm përforcimi i ekspertizës së saj.

Në këtë perspektivë, projekti ENER SUPPLY synon të ofrojë asistencë për autoritetet lokale të njëmbëdhjetë territoreve në tre fusha:

• zbatimi i menaxhimit të energjisë
• planifikimi i investimeve për BER
• nxitja e investimeve për BER

Projekti ENER SUPPLY që financohet nga Programi i Bashkëpunimit Transnacional i Evropës Juglindore të BE-së është rezultat i një përpjekjeje të përbashkët të 13 partnerëve nga 11 vende të Evropës Juglindore, Partneri Lider i të cilëve është Bashkia e Potencës, në Itali. Projekti ka filluar në muajin prill 2009 dhe do të përfundojë në muajin mars 2012.

Stafi i administratës lokale që punon në fushën e energjisë është përfituesi përfundimtar i këtij projekti. Në aktivitetet e projektit do të përfshihen edhe grupet e tjera të interesit që janë të interesuara për zhvillimin e proceseve “të qëndrueshme” nga pikëpamja energjetike.

BH BG HR
GR HU IT MK
RO RS SK EN